Andy Warhol – Pa Titull (Një puthje të madhe Elizabetës)

Andy Warhol (1928-1987) – Pa Titull (Një puthje të madhe Elizabetës)

(s. guraziu – ars poetica, m 2020)
(yjet e show-biz, aktorët e Hollivudit, artistët etj. s’janë si politikanët në Fb “më duaj vetëm ti mua, ti më bëjë lajka, unë ty fare…” : )

…ylli i madh i Hollivudit, Elizabeth Taylor (1932-2011) i kishte panumër fansa gjithandej nëpër botë, dihet kjo (aty-këtu ndoshta dhe ndonjë të dashur, pse jo : ) psh. dhe vetë aktori (më vonë, President) Reagan ishte njëri nga “fansat” e saj, ose ai këngëtari Bob Dylan desh pati ngelur pa mendjen, “tinëz” lloj-lloj këngësh, poezish e serenadash ia kushtonte asaj, bota akademike e “kapërcen” këtë punë duke heshtur, por s’duhet mohuar, Nobelin që e fitoi Dylan për Letërsi në v. 2016, ndër të tjera padyshim e “fitoi” sepse atyre të Akademisë suedeze u patën bërë përshtypje “serenadat” per bukuroshen Taylor : )

…po ashtu dhe vetë mbreti i pop-muzikave Michael Jackson i niste lloj-lloj dhuratash e kartolinash… e kështu me radhë, lista e fansave padyshim do zgjatej deri n’Hollivud – dallimi mbase është se për yjet si Elizabeth Taylor, Marilyn Monroe, Michael Jackson e këso, adhurimi është jokushtimisht dhe i ndërsjell (absolutisht reciprok), secila palë e “adhuron” palën tjetër, yjet e show-biz, aktorët e Hollivudit, artistët etj. s’janë si politikanët në Fb “më duaj vetëm ti mua, ti më bëjë lajka, unë ty fare…” : )